Ambulanta

Njësia ambulatore perbehet nga një zone pritjeje, dy ambulanca konsultativo-specialistike dhe gjashtë ambulanca subspecialistike, përfshin edhe punën në kabinet.

Pjesa stacionare

Pjesa spitalore e Klinikes ka 65 dhoma spitalore, me kapacitet 129 shtreter spitalore. Te gjitha dhomat kane drite natyrale dhe jane te pajisura me nje tualet te vecante dhe dushkabine.

Veprimtaria shkencore-mesimore

Klinika Universitare e Semundjeve Infektive dhe e Gjendjeve Febrile, eshte i vetmi institucion akademik ne RMV, i cila ofron arsimim ne lenden e Infektologjise per studentet e mjekesise dhe stomatologjise.

Klinika Universitare e semundjeve infektive dhe gjendjeve febrile eshte institucion i larte mjekesor, qe ofron kujdes shendetesor dhe trajtim te larte profesional dhe cilesor te pacienteve sipas standardeve dhe qendrimeve doktrinore te vendosura.

Numri i madh i pacienteve, mundesite diagnostike dhe terapeutike te disponueshme, jane pasqyre e suksesit dhe e cilesise se sherbimeve shendetesore te ofruara nga Klinika, por edhe sfide per permiresim te vazhdueshem e te metejshem.

Monitorimi dhe aplikimi i te gjitha metodave dhe procedurave te reja ne mjekesi, edukimi i vazhdueshem profesional i punonjesve, si dhe monitorimi dhe prokurimi i pajisjeve mjekesore te reja, pajisje mjekesore te perparuara teknologjikisht, perfaqeson nevoje per ruajtjen e vleresimit ekzistues, te vendosur te institucionit.

Në bazë të obligimeve që dalin nga neni 8 i Ligjit për qasje të lirë në informacione publike (Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 101/2019), bartësi i informacioneve – KLINIKA UNIVERSITARE E SËMUNDJEVE INFEKTIVE DHE GJENDJEVE FEBRILE SHKUP, ju njofton në vijim: Personi zyrtar për qasje të lirë në informata publike në ISHP Klinika Universitare e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve febrile Shkup është
Dr Marija Janeku Kartalova, mjeke specialiste.

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë mund të marrin informacione të natyrës publike të përgatitura ose të disponueshme nga ISHP Klinika Universitare e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve febrile Shkup duke plotësuar – Kërkesën për qasje në informata të karakterit publik, të cilat mund të merren në arkivin e Ministrisë ose shkarkojeni këtu.