Departamenti për Diagnostikë Laboratorike dhe Etiologjike

Aktiviteti kryesor i Departamentit për Diagnostikë Laboratorike dhe Etiologjike është i orientuar drejt avancimit të diagnostikës laboratorike në shërbim të shëndetit të njeriut, duke zbatuar metoda dhe teste kliniko-laboratorike më bashkëkohore për fusha të ndryshme të mjekësisë, veçanërisht në fushën e sëmundjeve infektive.

Departamenti për Diagnostikë Laboratorike dhe Etiologjike disponon pajisje laboratorike moderne për:

  • Diagnostikë biokimike
  • Diagnostikë mikrobiologjike
  • Diagnostikë imunologjike
  • Diagnostikë molekulare

Me ekipin e tij me përvojë, të përbërë nga 16 të punësuar, ofron diagnostikë të plotë dhe gjithëpërfshirëse në fushën e sëmundjeve infektive. Ekipi profesional zotëron vlera të larta profesionale dhe etike në kujdesin ndaj pacientëve. Laboratori është plotësisht i përkushtuar në ruajtjen e vazhdueshme të kontrollit të cilësisë në punë, e cila ka rëndësi themelore për standardet laboratorike-mjekësore.

Kontrolli i cilësisë së punës së laboratorit realizohet në mënyrë të vazhdueshme përmes sistemit ndërkombëtar të jashtëm për kontroll të cilësisë RIQAS, i mbështetur nga UKAS.

Departamenti për Diagnostikë Laboratorike dhe Etiologjike është pjesë e programit EQAS (External Quality Assurance Services) për kontroll të rregullt mujor të analizave biokimike, serologjike dhe hematologjike, si dhe e programit INSTAND për metoda të diagnostikës molekulare.

Sektori për Diagnostikë Molekulare, si pjesë e ISHP Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, zbaton me sukses dhe mirëmban Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë në përputhje me standardin MKS EN ISO 15189:2013 për laboratorë mjekësorë.

Janë të akredituara tre metoda të diagnostikës molekulare.

Akreditimi është realizuar nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë së Veriut, anëtar i ILAS (International Laboratory Accreditation Cooperation) dhe IAF (International Accreditation Forum), nga një komision ndërkombëtar.

Në Sektorin për Diagnostikë Molekulare kryhen metoda të akredituara të diagnostikës molekulare për detektimin e Virusit të Hepatitit C (HCV), Virusit të Hepatitit B (HBV) dhe Virusit të Imunodefiçiencës Humane (HIV), me metodën e reaksionit zinxhiror të polimerazës (PCR), si dhe genotipizimi i HCV me metodën e hibridizimit të kundërt, në përputhje me standardin MKS ISO 15189:2013.

Sektori për Diagnostikë Molekulare merr pjesë në skema ndërkombëtare për vlerësimin e jashtëm të cilësisë së metodave të diagnostikës molekulare. Për metodat e akredituara të diagnostikës molekulare, Departamenti posedon certifikatë nga INSTAND e.V., Düsseldorf, Gjermani, në programin: Virus Genome Detection, në përputhje me EQAS dhe DAkkS (Deutsche Akkreditierungsstelle D-EP-15027-02-00).

Departamenti për Diagnostikë Laboratorike dhe Etiologjike ofron një gamë të gjerë testesh laboratorike nga fusha të ndryshme të mjekësisë për pacientët dhe përdoruesit e shërbimeve laboratorike.

Pjesëmarrja në programet për kontroll të jashtëm të cilësisë dhe vlerësimin e performancës së një laboratori është e pranuar në mbarë botën si një mjet i domosdoshëm për vlerësim objektiv të besueshmërisë dhe saktësisë së rezultateve të përgatitura.

LISTA E ANALIZAVE LABORATORIKE

Analiza biokimike: Total bilirubin, Direct bilirubin, Indirect bilirubin, ALAT, ASAT, ALP, LDH, GGT, CK, CK-MB, Amylaza vo serum , Amylaza vo urina, Lipaza, Cholesterol, Trigliceridi, dHDL, LDL, Glikoza , Urea, Creatinin, Acidum uricum, Total Proteini, Albumini, Globulini, Kalium, Natrium, Chloridi, Calcium, Fe, Imunoglobulini A, Imunoglobulini G, Imunoglobulini M, C3, C4, CRP, RF, AST-O, Amonium, Laktati , Troponin

Hemogramë: Hemogramë me formulë leukocitare (DKS), DKS – manual (mikroskopik), Retikulocite.

Urinë: Analizë kimike dhe sediment në urinë.

Likvor: Likvor Pandy, Proteina në LCS (CSF), Glukoza në LCS, Laktati në LCS, Citologji e LCS, Slidex, Preparat sipas Gram-it.

Teste imunokromatografike: Strepto-A, Test i shpejtë për Malarie, Prova benzidinë (FOB), Monosticon, Leptospira, Anti-HIV.

Feçe: Leukocite në feçe, CIH, Giardia lamblia, Bris me celofan, Clostridium difficile, ROTA / ADENO.

Preparat direkt: Preparat për Malarie, Preparat për Antraks.

CD4/CD8 T-limfocite: Numër absolut dhe përqindje.

Imunofluorescencë indirekte: Leishmania IgM, Leishmania IgG, ANA, AMA, ASMA.

Proteina specifike të fazës akute (me metodë nefelometrike): D-Dimerë, Haptoglobina, Apo A1, Alfa-2 makroglobulina.

Analiza mikrobiologjike: Koprokulturë, Hemokulturë, Urinokulturë, Bris nga fyti dhe hunda, Sputum, Likvor bakteriologjik.

Analiza imunologjike: HBsAg, HBsAg (terapeutik), aHBs, aHBc IgM, aHBc total, HBeAg, aHBe, aHAV IgM, aHCV, aHAV total, aHIV, aEBV IgM, aEBV IgG, aCMV IgM, aCMV IgG, aTOXO IgM, aTOXO IgG, aMorbilli IgM, aRubella IgM, aRubella IgG, aParotitis IgM, aParotitis IgG, aBorrelia IgM, aBorrelia IgG, aVZV IgM, aHSV IgM, Sifilis, AFP, TSH, T4 (free) tiroksinë, Prokalcitoninë (kuantitative).

Teste aglutinimi:

BAB, CAPT.

Teste imunoblot:

Immunoblot aHIV / WB.

Teste për diagnostikë molekulare:

PCR HCV, PCR HBV, PCR HIV, CMV, EBV, Genotip / Subtip HCV.

PCR multipleks për detektimin e shumë shkaktarëve etiologjikë:

Panel për Meningoencefalit; Panel Gastrointestinal; Panel për Infeksione të Sipërme Respiratore; Panel për Pneumoni (Respirator i Poshtëm).

PCR kuantitative e shpejtë (GenXpert): Për detektimin e MTB/RIF; HBV; HIV.

Analiza të gazrave në gjak

LISTA E METODAVE QË ZBATOHEN NË DEPARTAMENT

PHO – Fotometri
TURB – Turbidimetri
NEF – Nefelometri
ISE – Elektrodë jon-selektive
ELISA – Enzyme-Linked Immunosorbent Assay
FLOW – Citometri rrjedhëse
CLEIA – Chemiluminescence Enzyme Immunoassay
ELFA – Elektrohemiluminescence Immunoassay
IIFA – Imunofluorescencë indirekte
MIKRO – Mikroskopim
LA – Aglutinim me lateks
IH – Imunokromatografi
IB – Immunoblot
PCR – Reaksion zinxhiror i polimerazës
RT-PCR – Reaksion zinxhiror i polimerazës në kohë reale
RH – Hibridizim i kundërt
MANU – Manuale
KULT – Kultivim

TË PUNËSUARIT E DEPARTAMENTIT

Nr. Vendi i punës Lloji dhe niveli i arsimit Emri dhe mbiemri
1. Udhëheqës i Departamentit Doktor primarius, specialist i biokimisë mjekësore Vesna Semenakova Cvetkovska
2. Mjek i Departamentit Doktor, specialist i mikrobiologjisë mjekësore Georgi Eftimovski
Doktor, specialist i biokimisë mjekësore Roberto Cvetkovski
3. Laborant mjekësor i departamentit Laborant mjekësor me arsim të lartë (VSS) Monika Nikolovski
4. Laborant mjekësor me VSS Laborant mjekësor me arsim të lartë (VSS) Belinda Gelmanovska
5. Laborantë mjekësorë Laborant mjekësor me arsim të mesëm (SSS) Silvana Bojkovska
Dejan Marinkoviq
Irena Vasileska
Gordana Mitrevska
Oliver Angeleski
Zlatko Kostovski
Kosta Stojanovski
Elmedina Mustafa
Mihail Anchevski
Selma Isejni
6. Bashkëpunëtor shëndetësor me VSS Inxhinier i diplomuar biolog, specialist i mikrobiologjisë Vesna Boškoska
7. Bashkëpunëtor shëndetësor me VSS Inxhinier i diplomuar biolog, specialist i shkencave biologjike Zhaklina Shumanska
8. Bashkëpunëtor shëndetësor me VSS Inxhinier i diplomuar teknolog, specialist i shkencave kimike Vesna Zareva
Gjithsej: 18 të punësuar

ORARI I PUNËS SË DEPARTAMENTIT PËR DIAGNOSTIKË LABORATORIKE DHE ETIOLOGJIKE

  • Sektorët ku kryhen analiza hematologjike, biokimike, analiza të gazrave në gjak, diagnostikë e likvorit dhe analiza urgjente, punojnë 24 orë çdo ditë.
  • Sektori për analiza imunologjike dhe mikrobiologjike, si dhe Sektori për diagnostikë molekulare, punojnë çdo ditë pune nga ora 07:30 deri në 14:30.

INFORMACIONE